Shkrirja e Gjykatave të Apelit: Sarandiotët tërhiqen nga ankimet, kosto e lartë financiare

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 15:00 | Aktualitet
Shkrirja e Gjykatave të Apelit: Sarandiotët tërhiqen nga ankimet,

Shkrirja e gjykatave të Apelit në një të vetme në Tiranë ka nisur të japë efektet e para në qytetin e Sarandës.

Sipas kryetarit të dhomës së avokatisë së Sarandës, qytetarët po ankimojnë një pjesë shumë të vogël të vendimeve të shkallës së parë.

Dhe kjo jo se janë dakord me vendimet, por të pamundur për të ndjekur çështjen në Tiranë.

Kjo ka bërë që një pjesë e avokatëve të shikojnë mundësinë për t’u larguar në Tiranë, ose në Lushnjë ku është zhvendosur gjykata administrative. Ndërsa të tjerë janë vënë në vështirësi financiare.

Situata pritet të bëhet akoma më problematike gjatë muajve të sezonit, kur turistët trefishojnë numrin e banorëve dhe normalisht do të kërkonin ndihmën e gjyqësorit për vendime të formës së prerë, si për çështje penale ashtu edhe për ato civile apo administrative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos