Koronavirusi merr një tjetër jetë në Shqipëri

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 17:40 | Aktualitet
Koronavirusi merr një tjetër jetë në Shqipëri

Ndonëse në shifra të ulëta infektimesh tashmë prej muajsh, koronavirusi ka marrë një tjetër jetë në vendin tonë.

Sipas të dhënave ditore nga Ministria e Shëndetësisë, një 82 vjeçar nga Korça nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit, nga 189 testime të kryera vetëm 6 prej tyre rezultuan pozitive për Sars Cov 2, ndërsa 14 persona u shëruan.

Aktualisht në vendin tonë janë 152 raste aktive me koronavirus në 6 qarqe të vendit, pjesa më e madhe e të cilave ndodhet në Tiranë.

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë: 189 testime, ka 6 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

27 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 189 testime, nga të cilët 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, 1 në Durrës.

 Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit    ka 1  humbje jete me SarsCov2, një qytetar 82 vjeç, nga Korça.

 Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,060 që nga fillimi i epidemisë.

 Statistika ( 27 Mars 2023)

 Raste të reja ditore               6

 Të shëruar në 24 orë            14

 Të shtruar në spitale             7

 Humbje jete në 24 orë           1

 Testime ditore                        189

 Testime totale                   2,047,608

 Raste pozitive                      333,814

 Raste të shëruara                  330,060

 Raste Aktive                             152

 Humbje jete                              3,602

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 Tiranë                      133

Fier                             5

Vlorë                         6

Berat.                         3

Durrës.                      3

Shkodër.                    2 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos