Shkrumbohet banesa në Pogradec, shpëtojnë mrekullisht 8 anëtarë të familjes

Nga A2 CNN
8 Korrik 2023, 11:23 | Kronikë

Tetë anëtarë të dy familjeve në fshatin Vërdovë kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e djeshme, pasi banesa dy katëshe ku jetonin u përfshi nga flakët e zjarrit të cilat kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të kësaj godine. Edhe pse zjarrfiksja ndërhyri në kohë ka arritur të shpëtojë vetëm katin e parë pa u djegur.

Ndërkohë mësohet se njëri nga zjarrfikësit gjatë punës ka pasur probleme me asfiksimin nga tymi dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit, pas ndihmës është në gjendje të mirë shëndetësore.

8 antarët e dy familjeve e kanë kaluar natën jashtë ndërsa mësohet se antarët e njërës familje janë me probleme shëndetësore.

Dëmet materiale janë të shumta dhe një grup pune nga emergjecat civile po punon për të llogaritur dëmet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos