Shkrumbohet makina në Pogradec, shpëton mrekullisht familja

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 21:06 | Kronikë

Një familje që udhëtonte me një makinë ka shpëtuar për fat pa lëndime pasi mjeti i tyre ka marrë flakë pranë Pogradecit.

Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmëlisht, kur makina shpërtheu në flakë në mënyrë të papritur.

Drejtuesi i mjetit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe 1 fëmijë dhe fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti i cili u dogj totalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos