
Është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm fadroma e bashkisë në Shkodër. Lajmi është bërë i ditur me anë të një videoje të postuar mesditën e sotme në rrjetet sociale të bashkisë së qytetit, në të cilën shkruhet se ku është një akt tepër i rëndë.
Bashkia Shkodër i ka bërë thirrje autoriteteve përkatëse që të zbardhin sa më parë këtë ngjarje dhe autorët të vihen para drejtësisë për aktin e kryer.
“Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër, i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente "Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir - Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra. Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e bashkisë. (A2 Televizion)