
Një biznesi në Shkodër i është vendosur një sasi lënde plasëse. Bëhet e ditur se rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, një 65-vjeçar, banues në lagjen “Skënderbej”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij, një bar-kafe, ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, më konkretisht, amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)