Shkuan për peshkim, por zbuluan arsenalin e armëve

Nga A2 CNN
8 Gusht 2022, 10:04 | Bota
Shkuan për peshkim, por zbuluan arsenalin e armëve

James White, 15 vjeç, ishte duke peshkuar në lumin Catford në Londër, kur zbuloi një sasi të madhe armësh zjarri.

Së bashku me miqtë e tij, 15-vjeçari zbuloi 11 armë zjarri dhe një sasi plumbash e municionesh.

Ata kontaktuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendngjarje, sekuestroi armët, ndërsa tashmë ka nisur një kërkim të gjerë në lumë për të zbuluar armë të tjera nëse do të ketë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos