Shmanget masakra në një lokal nate, roja hero ndalon “djallin” e armatosur

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 10:19 | Aktualitet
Shmanget masakra në një lokal nate, roja hero ndalon

Truproja e një lokali nate në Tampa të Floridas është kthyer në heroin e ditës, pasi ndaloi një person me armë në dorë dhe të maskuar të hynte në ambientet e brendshme, ku mund të shkaktonte një masakër të vërtetë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur të gjithë momentin, kur personi i maskuar si "djall" hap derën për të hyrë në lokal dhe roja që e sheh ia heq menjëherë nga dora.

Mes burrave pati një përleshje trup më trup dhe persona të tjerë nga brenda lokalit e ndihmuan truprojën që ta neutralizonte plotësisht agresorin.

Policia e Tampa përgëzoi truprojën, i cili sipas tyre shmangu një tragjedi të vërtetë. Ndërkohë që agresori është vënë në pranga dhe gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën dhe armë të tjera e municione. (A2 Televizion)

https://youtu.be/I13RJxHqdMs

A2 CNN Livestream

Latest Videos