Nuk iu përgjigj gazetarëve, Muzhaqi: Nuk jap opinion personal për diçka që nuk më takon

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 17:02 | Politikë
Nuk iu përgjigj gazetarëve, Muzhaqi: Nuk jap opinion personal për

Pas shmangies së pyetjeve nga gazetarët në lidhje me ngjarjen tragjike të Fierit dhe nismat e ministrisë që drejton në mbrojtje të fëmijëve, ka ardhur reagimi në rrjetet sociale i ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Fëmijëve Bora Muzhaqi.

Ajo u detyrua të reagonte në rrjetet sociale, por duke deklaruar se mediat dhe politika e ka keqkuptuar punën e saj dhe se nuk kishte asgjë të gabuar në reagimin e sotëm për gazetarët. Ajo tha se detyra e saj funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet.

''Nuk mu duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat mu drejtua pyetja. Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment.'' shkruan ministrja në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook

Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat mu gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune.

Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet. Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk mu duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat mu drejtua pyetja.

Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive. Por sot e provova shijen e saj drejtpërdrejt. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time.

Pas shmangies së pyetjeve nga gazetarët në lidhje me ngjarjen tragjike të Fierit dhe nismat e ministrisë që drejton në mbrojtje të fëmijëve, ka ardhur reagimi në rrjetet sociale i ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Fëmijëve Bora Muzhaqi.

Duke kërkuar ndjesë për keqkuptimin në përgjigjen e saj ajo thotë se është e prekur nga tragjedia e Fierit, por shton se detyra e saj janë angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet dhe nuk mund të japë opinion ppr fusha të tjera specifike.

“Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat mu gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune. Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet. Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk mu duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat mu drejtua pyetja. Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive. Por sot e provova shijen e saj drejtpërdrejt. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time”, shkruan Muzhaqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos