
Shoferët e Uber kanë ndalur punën kanë nisur grevën në shumë vende të botës. Kushte më të mira pune si dhe paga më të larta janë edhe kërkesat kryesore të tyre.
Uber pritet të dalë publikisht të premten në bursën e Nju Jorkut. Uber dhe rivali i tij Lyft kanë argumentuar se shoferët e tyre janë kontraktorë të pavarur. Ky status do të thotë që punëtorët në shumë vende nuk përfitojnë të drejta të barabarta.
Uber tha përmes një deklarate tha se nëse shoferët kanë më shumë përfitime, mbrojtje më të fortë ose diploma katërvjeçare plotësisht të financuara për shoferët apo familjet e tyre, kompania do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar kushtet e tyre.
Shoqata e Pavarur e Punëtorëve në Britani u ka kërkuar shoferëve dhe klientëve që të shmangin përdorimin e aplikacionit gjatë grevës. Nga ana tjetër, në Atlanta shoferët kanë ndaluar punën për 12 orë, kurse në Nju Jork greva ka zgjatur rreth dy orë. (A2 Televizion)