Çfarë u diskutua në takimin Rama-Merz? Zyra e kancelarit gjerman përgjigjet për A2CNN

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 20:27 | Politikë

Çfarë u diskutua në takimin Rama-Merz? Zyra e kancelarit

Zyra e Kancelarit gjerman nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e takimit dypalësh mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Friedrich Merz në Budva, ndërsa nuk ka shprehur një qëndrim të drejtpërdrejtë për protestat në Shqipëri.

Në përgjigje të gazetares së A2CNN Fjorela Beleshi, e cila kërkoi informacion mbi çështjet e diskutuara gjatë takimit dhe qëndrimin e Gjermanisë për protestat, një zëdhënës i qeverisë gjermane deklaroi se fjalët e kancelarit flasin vetë.

“Fjalët e Kancelarit flasin vetë. Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj, pasi, si parim, ne nuk komentojmë përmbajtjen e diskutimeve konfidenciale me krerët e tjerë të shteteve dhe të qeverive”, tha zëdhënësi i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos