Shokohen kontrollorët e aeroportit, gjejnë 15 kg flokë njeriu në valixhen e një pasagjeri, me vlerë mbi 16 mijë euro

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 14:28 | Bota

Kontrollorët e bagazheve në aeroportin e Stambollit “Sabiha Gökçen” janë çuditur kur skaneri ka zbuluar disa imazhe të dyshimta brenda valixhes së një pasagjeri që vinte nga Irani.

Menjëherë ata e ndaluan personin në fjalë dhe pasi hapën valixhen, konstatuan se brenda saj kishte rreth 15 kilogramë flokë njeriu, që kapnin vlerën e 16 mijë e 500 eurove.

Ndaj pasagjerit ka nisur hetimi përkatës, ndërsa sasi e flokëve të gjetura është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sipas mediave turke, fillimisht pasagjeri është lejuar të kalojë, pasi ka vulosur edhe pasaportën, pa e ditur që disa agjentë i ishin vënë pas, për ta kontrolluar në një vend tjetër, aty ku edhe konstatuan sasinë e flokëve nëpërmjet rrezeve X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos