All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shokuese, policia vret adoleshenten me ngjyrë në Ohio

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 08:34 | Bota
All - Paragraf - 1

Një oficer policie në Ohio qëlloi për vdekje një vajzë adoleshente me ngjyrë, pas raportimeve për një sulm me thikë në zonë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martë në Colombus dhe shkaktoi një zemërim të madh te banorët e qytetit.

All - Paragraf - 3

Policia e Columbus më vonë nxori pamje nga kamerat e trupit të policisë gjatë incidentit, ku tregohen disa njerëz që sulmonin një person para se vajza të qëllohej disa herë.

Një hetim është duke u zhvilluar, ndërkohë që zyrtarët që iu bëjnë thirrje banorëve vendas të qëndrojnë të qetë.

Një turmë e zemëruar më vonë u mblodh në vendin e ngjarjes, raportuan mediat amerikane dhe e gjitha kjo disa orë përpara se gjykata të jepte dënimin për oficerin e përfshirë në vrasjen e George Floyd. (A2 Televizion)

https://youtu.be/u0Z-L7WMIGs

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos