Vrau George Floyd, juria vendosi: Polici shpallet fajtor për të gjithë akuzat

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 23:04 | Bota

Derek Chauvin, efektivi i policisë 45-vjeçar që akuzohet si autor i vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në Mineapolis në majin e vitit të kaluar, u dënua për të tre akuzat ndaj tij.

Juria ishte e përbërë nga 5 meshkuj dhe 7 femra, dhe debatoi për rreth 10 orë në dy ditë, fillimisht të hënën, duke u rikthyer sot me vendimin përfundimtar.

Momenti i arrestimit pas vendimit

Chauvin kishte deklaruar veten të pafajshëm për akuzat e ngritura, që ishin tre, vrasje e paqëllimshme e gradës së dytë, vrasje e gradës së dytë që nënkupton vrasjen e qëllimtë,  dhe të gradës së tretë, ku kjo e fundit nënkupton një veprim të qëllimtë për të shkaktuar dëm, pa asnjë respekt për jetën e tjetrit.  

https://a2news.com/2020/06/01/autopsia-private-george-floyd-vdiq-nga-asfiksimi/

Polici mund të gjykohej për të tre akuzat, ku dënimi parashikohet deri me 10 vjet për akuzën e vrasjes së paqëllimshme të gradës së dytë, 40 vjet për vrasjen e gradës së dytë dhe 25 për atë të gradës së tretë. Gjykatësi do të saktësojë brenda 8 javëve vitet që Chauvin do të kalojë në burg.

https://a2news.com/2021/03/12/vdekja-e-george-floyd-mineapolis-demshperblen-me-27-milione-familjen/

Vrasja e George Floyd dhe thirrja e tij “Nuk marr dot frymë!”, drejtuar policit, u bënë simbol i një vale proteste që kaloi edhe kufinjtë e Shteteve të Bashkuara, ku akuzave për arrogancën e policisë ndaj personave me ngjyrë iu bashkua edhe një përkrahje globale kundër racizmit,  e drejtuar nga lëvizja “Black Lives Matter”.

Jashtë Gjykatës, me qindra qytetarë, shumë prej tyre mbështetës të Black Lives Matter, u mblodhën duke festuar

Verdikti u ndoq edhe nga vetë presidenti Joe Biden, që për rastin ndryshoi edhe takimet e tij institucionale. Jashtë Gjykatës, me qindra qytetarë, shumë prej tyre mbështetës të Black Lives Matter, u mblodhën duke festuar pas verdiktit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/06/13/si-po-e-ndryshon-boten-vdekja-e-george-floyd/

A2 CNN Livestream

Latest Videos