“Dita e Verës” në izolim!

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 10:14 | Aktualitet
“Dita e Verës” në izolim!

Çdo 14 mars, Elbasani kthehet në kryeqytetin e festimeve në vend me festën e “Ditës së Verës”. Banorë të zonave për rreth, por edhe qytetarë nga qarqe të tjera dynden në këtë qytet për të festuar, por ky 14 mars e gjen totalisht ndryshe qytetin e Elbasanit.

Në qytet, situata duket e trishtë pas anulimit të festimeve dhe vendosjes në vetëizolimit për shkak të masave ndaj koronavirusit. Makinat nuk lëvizin, ndërsa njerëzit janë shumë të paktë në shesh. “Duhet të mirëkuptojmë njëri-tjetrin në këtë situatë, për të festuar vitin e ardhshëm një festë akoma më të madhe”, ka thënë kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Mësohet se sa i përket personave të prekur nga qyteti i Elbasanit janë vetëm të konfirmuar, ndërsa testet kanë dalë negative për personat e tjerë të testuar, të cilat kanë pasur kontakte me 31-vjeçarin e infektuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos