Ndalimi i lëvizjes, Rama: Shkelësit do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 10:28 | Aktualitet
Ndalimi i lëvizjes, Rama: Shkelësit do të dënohen me heqje

Me anë të një statusi në Facebook, kryeministri Rama ka publikuar masa të reja ndaj parandalimit të koronavirusit në vend.

Ai ka bërë të ditur se nga ora 06:00 e së dielës, lokalet dhe restorantet do të mbyllen në të gjithë vendin, ashtu siç ka ndodhur në Tiranë dhe Durrës, fillimisht.

“Nga nesër në 06.00 të mëngjesit lokalet dhe mjediset e tjera të mbyllura fillimisht në qarqet Tr/Dr dhe sot në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, do të mbyllen në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Rama.

Kryeministri përmendi edhe njëherë ndëshkimin për shkelësit e masave për ndalimin e qarkullimit, duke thënë se do t’u hiqet patentat për 3 vjet.

“Lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos