
Microsoft ka goditur rëndë një nga qendrat kryesore të piraterisë informatike në botë, duke mbyllur një nga “kolosët” që kanë mashtruar miliona klientë në të gjithë botën me skemat e tyre.
Bëhet fjalë për Necurs, një program i bazuar në Rusi që gjatë një periudhe 8-vjeçare ka mashtruar më shumë se 9 milionë persona në 30 vende të ndryshme të botës.
Necurs, përmes instalimit anonim të disa viruseve vidhte identitetin e personave, ose i mashtronte ata me një skemë informacionesh ekonomike të rreme.
Piratët rus ishin edhe autorët e sulmit kibernetik i quajtur "Game Over Zeus" që në 2014 vodhi më shumë se 100 milionë dollarë në llogaritë bankare nga e gjithë bota.
Microsoft arriti të gjente algoritmin që krijonte miliona faqe interneti mashtruese duke i bllokuar ato pas komunikimin me provider që shpërndajnë domainet, në mënyrë që skema e mashtrimit mos të përsëritet më. (A2 Televizion)