Shpërblimi për pensionistët, Celibashi: S’vlerësojmë deklarimet e kryeministrit, por vendimmarrjet

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 13:13 | Politikë
Shpërblimi për pensionistët, Celibashi:

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, la të hapur mundësinë e ndëshkimit të Kryeministrit Edi Rama për vendimet e marra prej tij për rritjen e pagave dhe shpërblimin për pensionistët. Në një konferencë për mediat, ai deklaroi se kur të ketë dokumentacionin e plotë do të marrë vendim nëse është shkelur Kodi Zgjedhor apo jo.

“Në momentin që do të ketë një proces të tillë, pra një akt qoftë të qeverisë, apo kryeministrit apo të një ministrie atëherë do të disponojmë me vendim sepse nuk do të ishte e udhës që në momentin që flasim kur akoma ne nuk e kemi veprimtarinë të jepnim gjykime apo vlerësime. Nëse do e bënim këtë nuk do të ishim në rolin tonë si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve apo edhe në rastin konkret. Nuk kemi një vendim, por deklarime. Deklarimet janë deklarime. Ne nuk vlerësojmë deklarimet e drejtuesve publike apo funksionarëve, përjashto rastin kur janë pjesë e një veprimtarie publike që nuk është ky rasti. Do të vendosim kur të jetë momenti. Në momentin që do të kemi hapur veprimtarinë publike do të vendosim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos