Nga specialisti te drejtori, sa do t’u rritet paga punonjësve të kryeministrisë?

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 11:08 | Politikë
Nga specialisti te drejtori, sa do t’u rritet paga punonjësve të

Një ditë pasi qeveria mori vendimin për rritjen e pagës mesatare, kryeministri Edi Rama u ka njoftuar rritjen e rrogave punonjësve të kryeministrisë. Në një takim me ta, ai solli shembuj konkretë të punonjësve që kanë më shumë se 20 vjet në kryeministri dhe deklaroi sesa do të shkojë paga për secilin nga ata.

“Është koha për rritje rroge domethënëse. Monika drejtore njësie prej 26 vjetësh, Rezari jurist i departamentit prej 37 vjetësh, Vjollca përgjegjëse e sektorit, prej 43 vjetësh. Zenaida përgjegjëse sektori që ka 28 vjet. Luljeta specialiste ka gjithë sekretet e qeverisë, ka 41 vjet. Por s’keni parë gjë akoma se është Nexhmija që ka 44 vjet. Rritja  pagave do të bëhet me dy hapa në një vit. Do të fillojmë tani dhe pastaj do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshme dhe pastaj do ta shtojmë. Për shkak të pagës minimale korrektimet do të fillojnë nga lart poshtë dhe unë po filloj nga poshtë lart për të thënë sa do të jenë. Paga e Luljetës 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes 125 mijë lekë. Zenaida 158 mijë lekë dhe Vjollca 149 mijë lekë, Rezari 218 mijë lekë dhe pastaj Monika 249 mijë lekë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos