Shtyhet seanca për Tahirin, avokati këmbëngul në pafajësi

Nga A2 CNN
21 Mars 2019, 13:30 | Kronikë
Shtyhet seanca për Tahirin, avokati këmbëngul në

Gjykata për Krimet e Rënda shtyn seancën paraprake për Saimir Tahirin dhe tre ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës.

Shkak është bërë mosnjoftimi i tre të bashkëakuzuarve të Tahirit. Jashtë sallës së gjyqit, Tahiri nuk dha asnjë koment.

Avokati i tij e konsideroi situatën si mungesë profesionalizmi nga ana e Prokurorisë. Avokati la të hapur mundësinë e një kërkese për gjykim të shkurtuar nga Tahiri.

Ndërkohë, ai këmbënguli në pafajësinë e klientit. Seanca e radhës është në 26 mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos