Po transportonte 10 emigrantë të paligjshëm nga Tirana drejt Hanit të Hotit, arrestohet 46-vjeçari

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 10:26 | Kronikë
Po transportonte 10 emigrantë të paligjshëm nga Tirana drejt

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së. Ilir Limani u kap nga shërbimet e Policisë në Kamzë, duke transportuar me një minibus, emigrantët e paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana në drejtim të Hanit të Hotit, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. 

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Tranzit 23", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. 

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Forcën e Posaçme "Shqiponja" dhe Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit.

U kapën në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.

Procedohen penalisht edhe 10 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në Hanin e Hotit, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 23”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kamzë, duke transportuar me një minibus, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana në drejtim të Hanit të Hotit, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. 

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 10 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos