Shpërndarja e gjykatave, Manja: Harta e re gati për t’u miratuar në qeveri

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 12:30 | Politikë
Shpërndarja e gjykatave, Manja: Harta e re gati për t’u miratuar

Harta e re gjyqësore do të shkojë për miratim në qeveri. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nënvizoi se përpara miratimit në Këshillin e Ministrave do të zhvillohet një fazë e dytë konsultimi duke mos pranuar të bëjë publike numrin e gjykatave. Sipas tij, kjo ndarje e re nuk do të bllokojë funksionimin e sistemit gjyqësor.

"Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të jetë në qeveri. Kemi një takim të fundit me KLGJ gjatë kësaj jave, ku do të kemi draftin final, i cili do t’i nënshtrohet një konsultimi të dytë publik me Ministrinë e Financave, me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KLP dhe pastaj me propozimin tim do të kalojë në qeveri. Nuk do të ketë bllokim të gjyqësorit. Pra Shkolla e Magjistraturës, Ministria e Drejtësisë si politikëbërëse dhe si monitoruese e zbatimit të reformës në drejtësi, KLGJ e KLP kemi një strategji të qartë për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos