Tryeza për integrimin, Mazi: Kapitujt 23 dhe 24 janë vendimtarë

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 10:38 | Politikë
Tryeza për integrimin, Mazi: Kapitujt 23 dhe 24 janë vendimtarë

“Kapitujt 23 dhe 24 janë lokomotiva e procesit të integrimit. Janë kapituj vendimtarë në hapjen e kapitujve të tjerë. Nëse nuk bëhen mirë detyrat e shtëpisë në këto kapituj, të tjerët mbeten në klasë”. Kështu është shprehur kryenegociatori Zef Mazi në takimin e parë me ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse për kriterin politik mbi procesin e anëtarësimit në BE.

Sipas tij, gjatë këtyre vetive Shqipëria ka bërë progres dhe një vend kryesor e zë reforma në drejtësi.

“Gjatë viteve, Shqipëria ka bërë progres domethënës. Kriteret e Kopenhagenit janë shtylla. Reforma në drejtësi zë vend të posaçëm si një nga reformat më transformuese. Krijimi i institucioneve të reja ka rritur transparencën. Kjo reformë ka rikthyer besimin e popullit te sistemi i drejtësisë. Situata ku ndodhemi sot nuk ka të bëjë me realizimet apo mosrealizimet. Të dyja palët sot janë duke kryer diskutime intensive. Teksa po hyjmë në një fazë të rëndësishme të procesit duhet mbajtur parasysh disa faza. Koordinimi i kryenegociatorit me institucionet përgjegjëse është kyç. Duhet të jetë e qartë: kjo është aspirata më e rëndësishme e vendit tonë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Mazi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos