Shpërthen bomba para Gjykatës Themelore në Podgoricë, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 13:21 | Ballkani

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë. Mediat malazeze raportojnë se një person ka shpërthyer një granatë dore në hyrje të ndërtesës së gjykatës.

Për pasojë ka ndërruar jetën 39-vjeçari Mladen Bulatoviq, që aktivizoi shpërthimin ndërsa 5 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia njoftoi se ka nisur hetimin për ngjarjen ndërsa të lënduarit, sipas saj, po trajtohen në qendrën klinike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos