
Një bombol gazi ka shkaktuar djegien e plotë të një banese në fshatin Selitë të Cërrikut, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21, duke përfshirë banesën e një të moshuari 81- vjeçar, shtetasi I.Z. i cili u lëndua me mbesën e tij 18-vjeçare. Dy personat u transportuan në spital, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)