Vrasja e Devi Kasmit, burg përjetë ekzekutorit grek

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 12:29 | Kronikë
Vrasja e Devi Kasmit, burg përjetë ekzekutorit grek

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm grekun Eftimio Eftimiu, të shpallur fajtor për vrasjen e Devi Kasmit në 29 janar të vitit 2018.

Dënimi përputhet me pretencën e Prokurorisë, që kishte kërkuar për ish-efektivin e forcave speciale greke, burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Kasmit.

Për të bashkëpandehurin tjetër në këtë proces, Elton Halipajn, Gjykata vendosi ta dënojë me 33 vite burg, 2 vite më pak nga sa kishte kërkuar Prokuroria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos