Shpërthen Maradona, sulmon tifozët!

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2018, 16:52 | Futboll
Shpërthen Maradona, sulmon tifozët!

Legjenda e Argjentinës në futboll, Diego Maradona vazhdon të bëhet protagonist negativ në fushën e lojës. Ai është aktualisht trajner i skuadrës meksikane të Dorados, por së fundmi ka treguar edhe njëherë anën e tij më të keqe.

Skuadra që ai drejton humbi në finale ndaj Ascenso MX në kohë shtesë dhe Maradonën nuk e mbanin më nervat.

Argjentinasi shpërtheu fillimisht duke goditur një tifoz në tribunat e stadiumit, ndërsa më pas tentoi të sulmonte edhe një grup tifozësh të skuadrës kundërshtare, ku mes të cilëve kishte edhe gra e fëmijë, por është ndaluar nga forcat e sigurisë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Q2md13k3lqk

A2 CNN Livestream

Latest Videos