
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e së shtunës në oborrin e një banese në fshatin Manati të Lezhës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Z. K. “Në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës.
Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse”, njofton policia. (A2 Televizion)