Të dënuarit shqiptarë, revoltë në burgun grek, ndërhyn policia

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 19:37 | Kronikë
Të dënuarit shqiptarë, revoltë në burgun grek,

Incidente të dhunshme janë regjistruar së fundmi në burgun grek të Domokut, ku sipas mediave greke janë shkaktuar nga të dënuarit shqiptarë dhe ata arabë.

E gjithë ngjarja ka nisur në mesditë kur të dënuarit kanë refuzuar të hanë dhe më pas të hyjnë në qeli, duke u përplasur madje dhe me rojet. Kjo për shkak pasi një të dënuari i ishte refuzuar leja nga autoritetet e burgut.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në disa prej qelive janë gjetur thika dhe një celular.

Refuzimi i lejes së të dënuarit shqiptar për të takuar familjarët erdhi pasi një tjetër i burgosur përjetë u la i lirë me leje nga drejtoria e burgut, por pas përfundimit të afatit nuk u kthye më në qeli.

Sipas mediave, administrata e burgut i druhet një përshkallëzimi të situatës dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmën e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos