Shpërthen vullkani në Havai, shoqërohet edhe nga një tërmet 4,4 i shkallës rihter

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 22:09 | Bota

Vullkani Kilauea në Havai është riaktivizuar pas dy vitesh. Si pasojë e shpërthimit, llava u ngrit deri në 50 metra lartësi, ndërsa u krijua edhe një re e madhe vullkanike rreth zonës.

Vullkani Kilauea shpërtheu për herë të fundit në vitin 2018, ndërsa është më aktivi në Havai. Menjëherë, pas riaktivizimit të vullkanit, një tërmet me magnitudë 4,4 i shkallës rihter u regjistrua në zonë.

Autoritetet vendase lëshuan një paralajmërim për shkak të hirit vullkanik, ekspozimi ndaj të cilit sjell probleme për sytë dhe frymëmarrjen. (A2 Televizion)

https://youtu.be/W_vmPfYSjAM

A2 CNN Livestream

Latest Videos