Shpërthim eksplozivi pranë një banese në Mamurras

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 22:40 | Kronikë
Shpërthim eksplozivi pranë një banese në Mamurras

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pranë një banesë në zonën e Mamurrasit mbrëmjen e së enjtes duke shkaktuar panik te banorët e saj dhe të shtëpive përreth.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N. dhe ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos