
Një shpërthim i fortë është ndjerë mëngjesin e sotëm në qytetin rus të Rostov-on-Don. Kështu bëjnë të ditur burime të agjencisë së lajmeve “Ria Novosti”. Një zhurmë e madhe, e ngjashme me një shpërthim, u dëgjua rreth orës 10:30 me orën e Moskës.
Shpërthimi është ndjerë veçanërisht në pjesën veriore dhe perëndimore të qytetit, si dhe në qendër dhe alarmet e makinave kanë rënë në disa vende. Rreth dy minuta pasi kjo zhurmë e madhe u dëgjua përgjatë rrugës Dobrovolsky në zonën veriore të banimit në lagjen Voroshilovsky, dy autoambulanca hynë në zonë me sirenat e tyre ndezur, të ndjekura menjëherë nga një e treta.
Guvernatori i rajonit Vasily Golubev, ka shpjeguar në kanalin e tij Telegram se zhurmat e forta lidhen me kalimin e avionit në supersonik.
“Në lidhje me raportet e shumta të tingujve të lartë që u dëgjuan në pjesë të ndryshme të Rostovit dhe rrethinat e tij. Ushtria informoi për kalimin e avionit në supersonik”, shkroi ai duke iu kërkuar qytetarëve të qëndrojnë të qetë. (A2 Televizion)