Një shpërthim i befasishëm dhe i fortë ka terrorizuar banorët e Madrid, rreth orës 3 të pasdites. Sipas pamjeve të para, shpërthimi duket sikur ka shkatërruar një pallat të tërë, veçanërisht tri katet e sipërme.
Pallati ndodhet në zonën e Calle de Toledo, që është izoluar dhe evakuuar nga forcat e rendit, dhe sipas informacioneve të para shërbente pjesërisht si azil për të moshuar.
Nga të dhënat e para, mendohet se shpërthimi i fuqishëm ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, ndërsa deri tani janë raportuar 2 persona të vdekur dhe 8 të tjerë të plagosur. (A2 Televizion)