
Një shpërthim ka ndodhur pas mesnatës së sotme në Krujë. Policia njofton se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në rrugën “Zim Zeneli” të këtij qytetit. Për pasojë, janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth. Nuk ka ende të dhëna për motivet e kësaj ngjarjeje.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)