Shpërthim në një market në Kamëz, raportohet për dëme materiale

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 08:58 | Kronikë
Shpërthim në një market në Kamëz, raportohet për

Një sasi tritoli i është vendosur një marketi në rrugën "Demokracia" në Kamëz.

Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi rreth orës 01:35 ndërsa nuk raportohet për dëme materiale.

“Kamzë/Informacion paraprak: Me datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën "Demokracia", është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, njofton Policia e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos