
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Durrës. Policia ka dhënë detaje duke bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 7, ku në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia. (A2 Televizion)