
Pas dy shpërthimeve kamikaze në Kabul që i morën jetën 60 personave, mes tyre dhe 12 ushtarakëve amerikanë, në kryeqytetin afgan u dëgjua një shpërthim i tretë orët e fundit.
Por, Zabihullah Mujahid, një zëdhënës i talebanëve, tha se bëhet fjalë për një shpërthim të kontrolluar.
Sipas tij, trupat amerikane po shkatërronin disa pajisje të tyre dhe shtoi se banorët nuk duhet të shqetësohen.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit. (A2 Televizion)