Të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe 140 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet kamikaze që ndodhën sot, pranë aeroportit të Kabulit.
Mes viktimave, Pentagoni konfirmoi se kishte edhe 12 amerikanë.
Më herët, kishte paralajmërime për një sulm “vdekjeprurës” që do të shënjestronte trupat perëndimore që po mundohen të evakuojnë civilët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe u kishin bërë thirrje shtetasve të tyre që të mos shkonin në aeroportin e Kabulit. Për motive sigurie, shërbimet sekrete të këtyre dy vendeve u kërkuan edhe qytetarëve që janë pranë aeroportit të largohen menjëherë, vetëm në rastet kur ka pasur një udhëzim nga autoritetet qeveritare. Shërbimet sekrete kishin marrë të dhëna në orët e fundit për sulm të mundshëm kamikaz pranë aeroportit nga ana e ISIS dhe për këtë arsye kanë rritur vigjilencën. (A2 Televizion)