Shpërthim tritoli në një banesë në Kamëz

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 08:58 | Kronikë
Shpërthim tritoli në një banesë në Kamëz

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në oborrin e një banese në Kamëz.

Sipas policisë, “rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj.K., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale”.

Mësohet se në momentin e shpërthimit nuk ka patur njeri në banesë.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Për arsye hetimore nuk bëhet i ditur identiteti i tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos