
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një banese në Lushnje, gjatë mbrëmjes së sotme.
Policia sqaron se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shpërthimi në banesën e Altin Lamçes ndodh për të tretën herë, ndërkohë që ende nuk ka një pistë apo një autor për këtë ngjarje. Shpërthimi i parë ndodhi në datën 2 nëntor të vitit të kaluar, ndërkohë që shpërthimi i dytë ndodhi pikërisht në natën e ndërrimit të viteve. Fatmirësisht, nga lënda plasëse në të treja rastet nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende nëse ky shpërthim i përsëritur është një paralajmërim, tentativë vrasjeje apo motive të tjera që ende nuk dihen.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:45, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)