
Një sasi tritoli ka shpërthyer në mesnatë pranë një servisi makinash në Ishull Shëngjin.
Policia bën të ditur se lënda shpërthyese ishte vendosur pranë portës së servisit në pronësi të Tol Mhillajt.
Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”, bën të ditur policia. (A2 Televizion)