
Në vitin 2015 Vlora regjistroi një seri sulmesh me tritol, ndërsa vetëm pas arrestimit të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj dosja në gjykatën e krimeve të rënda do të emërtohej si Banda e tritolit.
Rasti i fundit është atentati i dështuar ndaj ish-prefektit të Vlorës në atë kohë Besnik Dervishi. Në automjetin e tij në dyert e kryeministrisë ishte montuar tritoli, i cili do të shpërthente me telekomandim.
Pas gati 8 viteve, kësaj here sulmet me tritol në Shkodër kanë bërë që policia të nisë hetimet për një grup të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Veç kësaj prej disa ditësh në terren kanë nisur aksionet për asgjësimin e hapësirave të mbjella më hashash e ky dyshohet të jetë dhe shkaku i sulmeve ndaj oficerëve të policisë.
Atentati me tritol ndaj Pëllumb Vukaj pas dy efektivëve të tjerë ka ngritur këto dyshime pasi oficeri është një ndër efektivët që ka marrë pjesë në asgjësimin e fidanëve të mbjellë në Malësinë e Dukagjinit.
Gjithashtu Vukaj është dhe oficeri i cili në vitin 2018 gjatë operacionit të koduar Dukagjini mori pjesë në asgjësimin e mbi150 mijë rrënjëve kanabis dhe arrestimit të 90 personave mes tyre efektivë policie por edhe kryepleq fshatrash.
Deri më tani policia nuk ka prangosur asnjë person lidhur me sulmet, por dyshimet janë se bëhen nga i njëjti grup i cili ka filluar të veprojë dhe kundrejt pagesës. (A2 Televizion)