Shpërthim tritoli në Shkozet, hidhet në erë një automjet

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 14:16 | Kronikë

Një shpërthim i fuqishëm tritoli raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në zonën e Shkozetit në Durrësit, ky një automjeti tip "Golf", me targa AA079XT, i është vendosur një sasi e konsiderueshme lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:56 të ditës së sotme. Mësohet se, në momentin e shpërthimit, nën drejtimin e automjetit ishte Aldi Mustafa, ndërsa nuk raportohet për viktima.

“Shkozet, Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet - Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton Policia e Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos