Avokatët e Ahmetajt çojnë në Apel vendimin për sekuestrimin e dy vilave

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 11:53 | Kronikë
Avokatët e Ahmetajt çojnë në Apel vendimin për

Avokatët e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, kanë ankimuar në Apel vendimin e GJKKO për sekuestrimin e një vile në Palasë dhe një në Hamallaj, që sipas SPAK, zotërohen nga ish-bashkëshortja dhe partnerja aktuale e ish-ministrit.

Sipas burimeve nga SPAK, vila në Palasë është pjesë e një kompleksi rezidencial dhe dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Financave.

Godina në fjalë nuk rezulton e regjistruar ne emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, por në emrin e një zonje, rreth miqësor i saj. Vetë ish-bashkëshortja e zyrtarit të lartë ka mohuar të ketë lidhje me këtë objekt.

Ndërsa vila në Hamallaj e vënë në sekuestro me vendim gjykate i përket bashkëjetueses aktuale të ish-zv.kryeministrit, Ahmetaj. Ambientet e të njëjtës vilë iu nënshtruan një kontrolli nga agjentët e BHK në 8 mars. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/24/hetimet-per-arben-ahmetajn-sekuestrohet-nje-tjeter-vile/
https://a2news.com/2023/03/21/ish-zv-kryeministri-arben-ahmetaj-nen-hetim-nga-spak/
https://a2news.com/2023/03/29/kontrolli-ne-banesen-e-bashkejetueses-ne-hamallaj-apeli-i-posacem-rrezon-ankimimin-e-ahmetajt/

A2 CNN Livestream

Latest Videos