Shpërthime në bazën ajrore ushtarake ruse në Krime, Zelensky: Perëndimi të ndalojë hyrjen për të gjithë qytetarët rusë

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 15:58 | Bota
Shpërthime në bazën ajrore ushtarake ruse në Krime,

Pothuajse gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, në Krime, janë raportuar shpërthime në një bazë ushtarake ruse. Shpërthimet u raportuan në bazën ajrore në lagjen Saki. Në një video të transmetuar në internet, dëgjohen shpërthime nga baza ajrore ushtarake ruse në Novofedorovka. Dëshmitarët okularë postojnë video të pasojave dhe flasin për ndikimin e 7 raketave.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Perëndimit që të ndalojë hyrjen e të gjithë qytetarëve rusë.

“Populli e ka zgjedhur këtë qeveri dhe ata nuk po e luftojnë, nuk po debatojnë dhe nuk po i bërtasin”, tha Zelensky në një intervistë për Ëashington Post.

Presidenti theksoi se sanksionet më të rëndësishme kundër Rusisë janë mbyllja e kufijve, sepse rusët po kryejnë një agresion kundër një populli tjetër dhe "ata duhet të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre".

Luftime të ashpra po zhvillohen edhe pranë Donetskut, ku trupat ruse po nisin valë sulmesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos