Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e Krishtlindjes në Neshvill, Tenesi. Shpërthimi ka ndodhur në qendër të qytetit, raportojnë mediat lokale. Në vendin e shpërthimit kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe skuadra e ndërhyrjes së shpejtë.
Tymi është parë të ngrihet në disa metra lartësi. Sipas CNN, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi shkaqet, pavarësisht se aty kanë mbërritur edhe skuadra anti-bombë.
Policia e qytetit tha se shpërthimi kishte lidhje me një mjet, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Kryebashkiaku i qytetit, John Cooper, tha për CNN se shpërthimi ndodhi në zonën historike të qytetit, tepër të vizituar nga turistët. Ai tha se nuk kishte informacion për viktima apo të plagosur. (A2 Televizion)