All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shpërthimi katastrofik i nëndetëses shkaktoi vdekjen e ekuipazhit

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 07:26 | Bota
Shpërthimi katastrofik i nëndetëses shkaktoi vdekjen e ekuipazhit
All - Paragraf - 1

Nëndetësja që u zhduk të dielën, pësoi një "shpërthim katastrofik", duke vrarë të pesë personat në bord. Konfirmimi u bë nga Admirali i Rojes Bregdetare të SHBA-së, John Mauger, pas gjetjes së mbetjeve të Ocean Gate, pranë Titanikut. Pas disa ditësh kërkimesh të dëshpëruara, një automjet i drejtuar nga distanca gjeti konin e bishtit të Titanit rreth 1600 metra larg harkut të anijes së mbytur.

"Ne besojmë se ekuipazhi i zhytësit tonë ka vdekur", tha OceanGate në një deklaratë.

All - Paragraf - 3

Sipas Rojës Bregdetare të Bostonit, rrënojat, gjithsej pesë, janë në përputhje me "humbjen dramatike të presionit".

“Ne do të vazhdojmë të inspektojmë zonën ku u gjetën rrënojat”, sqaroi Roja Bregdetare, duke nënvizuar se ende nuk është e mundur të përcaktohet koha e aksidentit. Do të fillojë çmobilizimi i disa prej personelit të saj kërkimor, brenda 24 orëve të ardhshme. Aktualisht, ka nëntë anije në zonën e kërkimit.

Në bordin e nëndetëses ndodheshin Hamish Harding, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Paul-Henri Nargeolet dhe CEO i OceanGate Stockton Rush, të cilët humbën jetën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/22/ekuipazhi-i-nendeteses-titan-dyshohet-se-ka-vdekur-kompania-zemrat-tona-jane-me-keto-5-shpirtra/
https://a2news.com/2023/06/22/nendetesja-e-zhdukur-dy-punonjes-qe-ngriten-shqetesime-per-sigurine-u-pushuan-nga-puna/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos