Tornado godet qytetin në SHBA, viktima dhe dëme kolosale

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 17:47 | Bota

Një tornado e fuqishme goditi qytetin e vogël të Matador në Teksas duke iu marr jetën 4 personave, ndërsa të paktën 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Tornado shkatërroi me dhjetëra shtëpi, linja elektrike e shumë makinë, duke lënë pas veç viktimave edhe dëme kolosale.

Kryebashkiaku tha për CNN se qyteti ka mbetur pa energji elektrike dhe kjo situatë pritet të zgjasë të paktën deri ditën e shtunë.

Kreu i zjarrfikësve tha se kurrë në jetën e tij nuk ishte përballur me një shkatërrim kaq masiv të shkaktuar nga një tornado. Autoritetet meteorologjike thanë se ndodhi një fenomen i veçantë, në të cilin ishin bërë bashkë, tornado, erëra të forta dhe breshër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos