
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në një minierë karboni në jug-perëndim të Kinës, ku si pasojë e një shpërthimi në galeri, humbën jetën 14 persona dhe u lënduan disa të tjerë.
Autoritetet lokale raportojnë se dy persona të tjerë janë ende të bllokuar në galerinë ku ndodhi aksidenti në provincën Guizhou.
Të paktën 37 persona raportohen të kenë humbur jetën në 5 aksidente të ndryshme në miniera që nga muaji tetor dhe në shumë raste këto ngjarje ndodhin si pasojë e moszbatimit të rregullave të sigurisë.
Vetëm të shtunën e kaluar 5 minatorë humbën jetën në një minierë në provincën Sichuan për shkak se galeria ku ishin duke punuar u përmbyt. (A2 Televizion)