
Shpresat e futbollit përgatiten për të nisur grumbullimin në prag të kualifikueseve të kampionatit evropian të 21-vjeçarëve, me trajnerin Alban Bushi që ka bërë publike listën e lojtarëve të thirrur.
Kuqezinjtë e vegjël e nisin aventurën e tyre në eliminatore nga Andorra, me të cilën do të kenë ndeshjen e parë më 4 qershor në transfertë.
4 ditë më vonë skuadra zhvendoset në Bullgari për një test miqësor. Shqipëria ndodhet në grupin G, me rivalë të njohur nga e kaluara si Anglia apo Kosova, ndërkohë që pjesë janë gjithashtu edhe Sllovenia e Republika Çeke.
Në pritje edhe të disa lojtarëve që janë aktualisht të dëmtuar, trajneri Bushi ka caktuar vendin e dytë si objektiv për këto kualifikuese. (A2 Televizion)